Sipas mediave turke, është bërë e ditur se një vajzë 14-vjeçare u shpëtua nga rrënojat 58 orë pasi një tërmet 6.6 ballësh tronditi qytetin turk Izmir në bregun e Detit Egje.
Pasi iu ofrua ndihma e parë, Idil Sirin u dërgua në spital.
Deri më tani, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.