Të paktën gjashtë ushtarë kamerunas janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi nga kryengritësit islamikë në një postbllok të ushtrisë në veriun e largët të vendit, ka njoftuar transmetuesi shtetëror i këtij shteti.
Ky është ndër sulmet më vdekjeprurëse në muajt e fundit në Kamerunin Verior, i cili së bashku me Nigerinë dhe Çadin fqinj, ka vite që lufton me grupin militant Boko Haram dhe së fundmi me militantët e lidhur me Shtetin Islamik.
Televizioni shtetëror ka raportuar numrin e të vdekurve në Twitter, por nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me sulmin.
Ndërkaq, dy burime ushtarake që kanë kërkuar anonimat kanë thënë për Reuters se të paktën tetë ushtarë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.