×
  • Lajme
  • Botë

    6-vjeçari u vra gjersa nëna po e çonte në shkollë, arrestohen dy të dyshuar

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 14:44

    Dy persona janë arrestuar në Kaliforni pas të shtënave në drejtim të gjashtëvjeçarit i cili vdiq në incidentin që ndodhi muajin e kaluar.


    Aiden Leos u vra ndërsa nëna e tij po e çonte në shkollë dhe vdekja e tij shkaktoi zemërim të gjerë dhe hidhërim për të gjithë,

    Të dielën, Marcus Anthony Eriz, 24, dhe Wynne Lee, 23, u arrestua në shtëpinë e tyre në Costa Mesa, Orange County.

    Ata pritet të akuzohen për vrasje, tha policia.

    “Ndërsa këto arrestime nuk do të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së fëmijës së një nëne, shpresa ime është që familja Leos të ketë një qetësi shpirtërore,” tha në deklaratë Komisioneri Amanda Ray, i California Highëay Patrol (CHP).

    Aiden Leos ishte ulur në pjesën e pasme të automjetit të nënës së tij më 21 maj kur ndodhi incidenti që pati fund tragjik.

    Një plumb u shkrep në drejtim të makinës ku ishte 6 vje♪5ari duke e lënë të vdekur  menjëherë.

    “Ata i morën jetën djalit tim”, tha Joanna Cloonan për ABC Neës muajin e kaluar. “Ai ishte dhe ishte i sjellshëm dhe ishte i çmuar, dhe ata e vranë  pa ndonjë arsye”.

    Policia ka falënderuar komunitetin e Kalifornisë Jugore për ndihmesën që ata bënë oër të japur të dyshuarit.

    Një faqe në internet është krijuar gjithashtu për të ndihmuar në mbledhjen e parave për  zonjën Cloonan dhe ajo ka marrë më shumë se 340,000 dollarë (240,500 £) nga donacionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!