Shifrat ditore nga pandemia e coronavirusit në Itali shënuan një tjetër rritje krahasuar me një ditë më parë.
Në buletinin e Ministrisë italiane të Shëndetësisë raportohet se në 24 orët e fundit 649 persona të tjerë humbën jetën, ndërsa 15 378 të tjerë rezultuan pozitivë.
Megjithatë duhet thënë se rritja e numrit të të infektuarve përkon dhe me shtimin e testimeve, ku u realizuan plot 135 mijë të tilla.
Lajmet e mira vijojnë të vinë nga spitalet ku shënohet sërish një rënie e të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera ku trajtohet coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.