Kina ka pasur rezultate të dukshme në shërimin e pacientëve me COVID-19. 94 % e të prekurve, ose mbi 77 mijë veta, kanë dalë nga spitali.
Kështu bëri të ditur znj. Guo Yanhong nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Higjienës.
Megjithatë, sipas saj, me përhapjen e shpejtë të virusit në vende të tjera të botës, disa zona të Kinës po përballen me gjithnjë e më shumë presion në trajtimin e të infektuarve të ardhur nga jashtë. Autoritetet shëndetësore kineze po udhëheqin nëntë provinca kufitare të bëjnë përgatitje të plota për të ngritur aftësinë e parandalimit, të kontrollit dhe të mjekimit.
Ndërkohë, në këto krahina po dërgohen ekspertë mjekësorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.