×
  • Lajme
  • Botë

    A na mbron vaksina e tuberkulozit kundër Coronavirusit? Flet për herë të parë OBSH

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 18:38

    Është folur shumë se vaksina e tuberkulozit mund të ndikojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit. Madje, kjo është mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm.


    Për herë të parë, për këtë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se deri tani nuk ka prova që vaksina e tuberkulozit të mbrojë nga Covid-19.

    Kjo është e shkruar në një dokument të OBSH-së, ku theksohet se aktualisht janë duke u kryer dy studime lidhur me këtë dhe kur rezultatet të jenë gati, OBSH-ja thotë se do t’i bëjë publike.

    “Në mungesë të provave shkencore, kjo vaksinë nuk rekomandohet për të parandaluar Covid-19”, thotë OBSH-ja.

    Vaksina e tuberkulozit është aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës, ku pjesa më e madhe kanë shifra relativisht të ulëta në lidhje me koronavirusin, ndërsa nuk aplikohet nga shtetet kryesore evropiane, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!