×
  • Lajme
  • Botë

    Afër 500 të vdekur nga koronavirusi

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 9:21

    Shifra e personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në mbi 490 të mërkurën.


    Dy kompani ajrore amerikane i ndërprenë fluturimet drejt Hong Kongut pas shënimit të viktimës së parë në këtë vend, ndërsa 10 raste të infektimeve u shënuan në një anije japoneze.

    Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë të martës vdiqën 65 persona, shifër që paraqet rekord të ri për periudhën 24-orëshe. Shumica e viktimave u shënuan në epiqendrën e virusit, në qytetin Wuhan, dhe në rrethinën e tij.

    Dy persona tashmë kanë vdekur edhe jashtë Kinës. Një burrë 39-vjeçar vdiq të martën në Hong Kong, ndërsa një burrë tjetër vdiq javën e kaluar në Filipine. Të dy këta persona e kishin vizituar më parë qytetin Wuhan.

    Në tërë Kinën, vetëm të martën u shënuan 3 mijë e 887 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në mbi 24 mijë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

    Rreth 230 raste ë infektimeve janë shënuar në 27 shtete të tjera dhe numri pritet të rritet edhe më tej, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë disa ditë më parë e shpalli gjendjen emergjente globale për shkak të përhapjes së madhe të virusit të rrezikshëm./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!