×
  • Lajme
  • Botë

    Afrika e Jugut në kaos, 72 viktima dhe 1200 të arrestuar

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 15:15

    Afrika e jugut po përballet me trazirat dhe dhunën me te ashpër prej 30 vitesh, qe pas rrëzimit te aparteidit. Protestat erdhën si reagim pas arrestimit te ish-presidentit Jakob Zuma javën e kaluar. Ushtria ka ndërhyrë në një përpjekje për të rivendosur rendin.


    72 persona kane humbur jetën, ndërsa mbi 1200 janë arrestuar. Ne disa qytete afrikano-jugore, përfshire Johanesburgun, janë sulmuar dyqane e biznese duke u vënë zjarrin. Disa autostrada dhe arterie kryesore të vendit janë bllokuar nga mbështetësit e ish presidentit Zuma, ndërsa gjithandej nëpër qytete shihen gjurmët e plaçkitjes dhe dhunës.

    Qeveria ka deklaruar se nëse vazhdojnë plaçkitjet, mund të mbarojë shumë shpejt furnizimi i njerëzve me ushqime dhe produktet e tjera të nevojave bazike. Presidenti Ramafoza po akuzohet nga afrikano-jugoret për ndërhyrje të ngadaltë dhe të vonuar në qetësimin e situatës.

    Këto trazira janë sfida më e madhe e sigurisë me të cilën ai është përballur që kur u bë president në 2018 pas dëbimit të Zumës. Shkatërrimet do të përkeqësojë krizën ekonomike, tashmë të prekur nga pandemia.

    Ish-presidenti 79 vjecar Jakob Zuma u dënua me 15 muaj burg, për shpërfillje të gjykatës, pasi nuk u paraqit në një proces hetimor për korrupsion gjate presidencës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!