Agjentët amerikanë kanë zbuluar një tunel tjetër të fshehtë që lidh SHBA-të me Meksikën, përmes të cilit kontrandaoheshin lëndë narkotike.
Agjentët e patrullave kufitare kanë zbuluar tunelin dhjetëra metra të gjatë që ishte hapur përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë, transmeton Telegrafi.
Atë e zbuluan agjentët e Arizonës dhe është tuneli i tretë nëntokësorë që u shkatërrua nga autoritetet amerikane, pasi e kuptuan se për çfarë kishte shërbyer.
Në janar, autoritetet e sigurisë zbuluan një tunel në një zonë industriale në Tijuana që lidhte me SHBA-të. Ai ishte i gjatë sa 14 fusha të futbollit, që konsiderohej si tuneli më i gjatë që ndonjëherë është zbuluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.