×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Aksident ajror në Manheim të Pensilvanisë, avioni përplaset pranë shtëpisë së pensionistëve

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 23:11

    Disa persoma janë lënduar pas një aksidenti ajror, ku një avion ka rënë në tokë menjëherë pas ngritjes, afër një shtëpie pensioni, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit.

    Policia tha se nuk ishte në gjendje të jepte informacion mbi ndonjë të lënduar apo për viktima.

    Megjithatë, mediat raportojnë se ambulanca të shumta janë në vendngjarje.

    Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, thotë se Policia e Shtetit po ndihmon reaguesit e parë lokalë me rrëzimin e aeroplanit që ndodhi pranë aeroportit Lancaster.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!