×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident i tmerrshëm zinxhiror në Teksas, përfshihen 130 vetura/ Ka edhe të vdekur

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 15:54

    Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën e Fort Worth në Teksas.


    Në këtë aksident janë përfshirë 130 automjete duke shkaktuar gjashtë viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, shkruan Zëri i Amerikës.

    Sipas informacioneve të para nga zyrtarët lokalë, 65 persona u trajtuan në spitalet e zonës dhe numri i viktimave pritet të rritet

    Policia tha se akulli në rrugë mund të ketë shkaktuar aksidentin, por që hetimet ende janë duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!