Dy pilotë vdiqën të martën, kur një aeroplan luftarak iranian pësoi një problem teknik para ngritjes në qiell në jugperëndim të Iranit, raportoi televizioni IRIB.
Ky medium nuk dha hollësi rreth aksidentit të aeroplanit F-5, që ndodhi në një bazë ajrore afër qytetit Dezful, shkruan Reuters, transmeton Express.
Nuk është e qartë se sa i vjetër ishte aeroplani i përfshirë në aksident.
Forcat ajrore të Iranit ende shfrytëzojnë shumë aeroplanë të vjetër, të blerë nga Shtetet e Bashkuara para Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.