Fluturim i linjës ‘Raynair’ Dublin-Krakw, bëri ulje emergjente në Berlin, të dielën në mbrëmje pas një paralajmërimi për bombë, sipas medieve të huaja.
“Kontrollet e sigurisë së policisë përfunduan pa u identifikuar ndonjë rrezik,” tha zëdhënësja e policisë së kryeqytetit gjerman.
“Pasagjerët vazhduan udhëtimin e tyre për në Poloni me një aeroplan tjetër,” shtoi ajo, pa shtjelluar arsyet e alarmit. Sipas gazetës gjermane Bild, paralajmërimi për bombë ishte i rremë.
Aeroplani kishte 160 pasagjerë dhe bëri një ulje emergjente në orën lokale të Gjermanisë 20:08, në Aeroportin e Brandenburgut në Berlin, në jug të kryeqytetit gjerman.
Sipas medieve gjermane, bagazhet e udhëtarëve u kontrolluan nga qen të stërvitur posaçërisht, ndërsa avioni ishte i rrethuar nga kamionë policie dhe zjarri. “Aeroplani Ryanair kërkoi një ulje emergjente dhe u lejua menjëherë të largohej,” i tha Bild, Jan-Peter Huck, zëdhënësi i aeroportit.
Në korrik të vitit 2020, një avion Ryanair në të njëjtën rrugë bëri një ulje emergjente në Londër pas një paralajmërimi për bombë që gjithashtu doli të ishte e rreme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.