×
  • Lajme
  • Botë

    Guvernatori kenian u shpërndan qytetarëve alkool për të luftuar koronavirusin, përballet me akuza

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 15:32

    Qytetarët kenian në Nairobi që po përfitojnë ndihma në krizën e pandemisë, ndër të cilat edhe produkte për kujdes intensiv për tu mbrojtur nga koronavirusi, nuk e kishin pritur  se aty do të gjenin edhe alkool.


    Guvernatori i kryeqytetit Kenian, Mike Sonko konfirmoi në një konferencë për media  se paketat e tij të kujdesit përfshijnë disa shishe të vogla të konjakut, Hennessy. Guvernatori e justifikoi përfshirjen e alkoolit si “sanitizues të fytit”, shkruaan CNN, transmeton Reporteri.

    “Unë mendoj se nga hulumtimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe organizata të ndryshme, besohet se alkooli luan një rol të madh në luftimin e koronavirusit”, u shpreh ai.

    Por Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë të qartë se alkooli nuk ju mbron nga koronavirusi, dhe këshillon njerëzit që të minimizojnë konsumin e tij.

    Në një postim të lëshuar nga OBSH të martën, organizata tha se alkooli mund të dobësojë shëndetin e një individi dhe t’i bëjë ata më të prekshëm ndaj viruseve përfshirë koronavirusin.

    Githinji Gitahi, Drejtori i Përgjithshëm i Amref Health Africa, një organizatë kjo mjekësore joqeveritare, në një postim në Twitter dënoi pretendimin e Sonkos dhe u bëri thirrje qytetarëve kenianë që të heqin dorë nga alkooli. /Reporteri.net

    Kjo nuk është hera e parë që Sonko përballet me akuza në publik. Guvernatori u arrestua në fund të vitit të kaluar nën akuzat për korrupsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!