Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, ka shpërthyer në lot teksa iu drejtua sot Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me luftën në Gaza.
Kjo, veçanërisht për fëmijët që po vuajnë nga uria.
“Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria. Imazhet e nënave që përqafojnë trupat e tyre të palëvizshëm, ua përkëdhelin flokët, u flasin, u kërkojnë falje. Është e padurueshme. Si mund ta bëjë dikush? Më falni, z. President. Kam nipër e mbesa. E di çfarë nënkuptojnë ata për familjet e tyre, dhe të shohësh këtë situatë mbi palestinezët pa pasur zemër për të bërë diçka, është përtej aftësisë së çdo qenieje normale njerëzore për ta toleruar”, tha ai.
Mansour përmendi rastin e Dr. Alaa al-Najjar, një mjeke palestineze që humbi nëntë nga 10 fëmijët e saj pasi mbërritën në spitalin ku punonte, tashmë të vdekur dhe të djegur.
Ai shpërtheu në të qara, duke ndërprerë fjalimin e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.