×
  • Lajme
  • Botë

    Ambientalistët për dy javë në rrugë në 60 qytete të botës, manifestime dhe mosbindje civile

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 11:42

    Nga Parisi në Nju Jork, nga Madridi në Nju Delhi, në mbi 60 qytete të botës, manifestimet e lëvizjes ndërkombëtare ‘Extinction Rebellion’, filluan të kërkojnë nga qeveritë që të bëjnë më shumë në luftën kundër ndryshimit të klimës.


    Veprime të mosbindjes civile ka patur edhe në Sidnej, Australi, të cilat çuan në arrestimin e tridhjetë personave.

    Trump fut në kaos Sirinë dhe kurdët, ‘SHBA tërheqin trupat’, pastaj anulon urdhërin
    Në Zelandën e Re, në Wellington, mijëra manifestues kanë protestuar para parlamentit.

    Në Londër janë arrestuar mbi 270 protestues. Manifestimet u përqendruan në zonën e Sheshit Trafalgar, me aktivistë të shtrirë në tokë, dhe madje edhe nën automjete, për të bllokuar trafikun.

    Në Berlin, aktivistët e mbrojtës së klimës kanë protestuar të veshur me rroba të kuqe që përfaqësojnë gjakun e shumë specieve të zhdukura. Të tjerë kanë ndërtuar një arkë simbolike të Noesë.

    Në Dakotën e Jugut, 16 vjeçarja suedeze Greta Thunberg, simbol i protestave, u bashkua me korin e protestuesve vendas amerikanë.

    Në Nju Jork protestuesit kanë mbuluar veten e tyre dhe demin e bronxtë, simbolin e Wall Street, me gjak të rremë që përfaqësonte agoninë dhe vdekjen e planetit, transmeton shqiptarja.

    Protesta globale e klimës në muajin shtator, e organizuar nga Greta Thunberg, pushtoi qytetet kryesore të planetit në emër të një ndryshimi rrënjësor të politikave të miratuara deri më tani për të luftuar ndryshimin e klimës, duke detyruar OKB që në Samitin e organizuar për ndryshimet klimatike, rreth 60 përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës tentuan ringjalljen e marrëveshjes së përgjumur të Parisit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!