×
  • Lajme
  • Botë

    Amerikanët ia bëjnë si në Kosovë: Rrahen dhe theren me thika për zgjedhje

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 16:18

    Në Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, katër persona u plagosën në një sulm me thikë, raporton NBC.


    Policia tha se të plagosurit e identifikuan veten si mbështetës të Donald Trump.

    Tre burra dhe një grua u plagosën, të cilët u transferuan në spital, por dëmtimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

    Sipas NBC, policia njoftoi se viktimat e sulmit deklaruan se ishin anëtarë të organizatës së djathtë “Djem krenar”, e cila mbështet presidentin aktual amerikan Donald Trump.

    Bashkëthemeluesi i organizatës, Enrique Tario, tha për media se ai mori plagë në bark, ndërsa një vajzë u plagos me thikë në shpinë.

    Deri më tani, askush nuk është arrestuar për këtë incident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!