×
  • Lajme
  • Sport
  • Botë

    Ancelotti për Berlusconin: Ishte burrë besnik dhe i sinqertë

    Reporteri
    12 Qershor 2023 | 12:48

    Trajneri Carlo Ancelotti, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

    Ai tregoi për lidhjen e veçantë që kishte me Berlusconin, gjatë viteve që kaloi tek Milan, ku edhe kishte fituar dy tituj të Champions.

    Ancelotti e quajti ish-kryeministrin italian një burrë besnik dhe të sinqertë.

    “Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku”, tha Ancelotti.

    Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ai ishte diagnostikuar me leukimi akute.

    Berlusconi kishte në pronësi të tij klubin e famshën, AC Milan e më pas edhe Monzan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!