Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka njoftuar se do të vendosë orë policore 24-orëshe gjatë pesë ditëve për festën e Fitër Bajramit në fund të këtij muaji për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ora policore do të jetë në fuqi nga data 23 deri më 27 maj, në periudhën kur myslimanët në mbarë botën e shënojnë fundin e Ramazanit dhe e festojnë Fitër Bajramin.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se bizneset dhe ndërmarrjet do të qëndrojnë të hapur deri në ato data dhe njerëzit mund të lëvizin lirshën nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites, përpos Mekës, që vazhdon të mbetet në izolim të plotë.
Arabia Saudite më parë ka zbatuar orë policore 24-orëshe në shumicën e qyteteve, por e lehtësoi këtë masë në fillim të Ramazanit. Megjithatë, ora policore nuk është larguar në zonat që kanë numër të lartë të rasteve me koronavirus.
Deri më tani, në Arabinë Saudite janë shënuar 42,925 raste me Covid-19, ndërsa 264 persona kanë vdekur, shkruan “Reuters”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.