Autoritetet e Arabisë Saudite e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje për personat e mitur pasi më parë e larguan edhe dënimin me goditje me kamxhik.
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Awwad Alawwad, njoftoi përmes një deklarate se dënimi me vdekje është larguar për personat që kanë kryer krime gjatë kohës kur kanë qenë në moshë të mitur. Ai për këtë njoftim e citoi një dekret të qeverisë mbretërore, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Në deklaratë thuhet se në vend të dënimit më të rëndë, tash e tutje të miturit mund të dënohen me dhjetë vjet burgim, të cilin do ta vuajnë në hapësira të veçanta për persona nën moshën madhore.
Ky vendim pritet t’i shpëtojë nga ekzekutimi së paku gjashtë persona të komunitetit shiit, të cilët ishin të dënuar me vdekje. Ata akuzoheshin për pjesëmarrje në protestat anti-qeveritare gjatë kryengritjeve të “Pranverës Arabe” përderisa ishin nën moshën 18-vjeçare.
Ndryshe, Arabia Saudite e ka njërën prej shkallëve më të larta të ekzekutimeve në botë. Me këtë dënim ndëshkohen ata që shpallen fajtorë për terrorizëm, vrasje, dhunime seksuale, grabitje të armatosura dhe trafikim të drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.