Policia daneze dhe ajo gjermane kanë arrestuar 14 persona javën e kaluar nën dyshimin se kishin planifikuar një sulm terrorist ose në Danimarkë ose në Gjermani.
Një zyrtar i shërbimit inteligjent të Danimarkës tha se të dyshuarit mund të jenë shtyrë për këto veprime nga militant islamikë, shkruajnë mediat e huaja.
“Kemi gjetur përbërës dhe pjesë të duhura që nevojiten për të krijuar një bombë”, ka deklaruar ky zyrtar.
Gazeta gjermane “Der Spiegel” kishte raportuar të enjten se tre vëllezër sirianë ishin në mesin e të arrestuarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.