Ajo që filloi si shaka përfundoi keq për dy djem nga Spanja. Ata u arrestuan brenda natës, pasi i kishin surprizuar të pranishmit në Katedralen e Santiago de Compostela, në Spanjë duke hedhur marihuanë në vend të temjanit e që zakonisht përdoret për të festuar Epifaninë e Zotit.
Disa të pranishëm me këtë rast vunë re se temjanica papritmas ishte mbuluar me një erë të çuditshme. “Nuk vinte erë si gjithmonë, ishte një erë e njohur, por nuk mund ta lidhja atë me asgjë. Por në dhomën e gjumit të djalit tim ndonjëherë nuhas erë e tillë”, tha njëri prej tyre, transmeton Reporteri.net.
Pas meshës, këta djem u arrestuan nga policia, pasi u konfirmua se era e çuditshme në fakt vinte nga marihuana.
Ishte një shaka, ideja erdhi gjatë meshës së festës së Krishtlindjes. Ne kemi blerë jo më shumë se gjysmë kilogrami marihuanë dhe e kemi hedhur brenda lëndës djegëse. Ne jemi të sigurt se njerëzit janë larguar nga Katedralja më të lumtur se kurrë”, citohet të kenë deklaruar ata. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.