×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 12:47

    Policia turke gjatë ditës së sotme ka arrestuar shtetasin maqedonas Boban Tomovski, i cili thuhet se ka qenë krahu i djathtë i bosit të mafias Sedat Pekerit, shkruajnë mediat turke.


    “Më në fund, është arrestuar lideri i organizatës kriminele Boban Tomovski, i njohur për afërsinë e tij me Sedat Peker.

    Dyshohet se Tomovski ka qenë i përfshirë në trafikimin e drogës, ndërsa është kapur nga policia në momentin që dëshironte të ikte për në Egjipt”, shkruajnë mediat turke duke u thirrur në burime të policisë turke.

    Sipas mediave, Tomovski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Sedat Pekerit dhe së bashku kanë vepruar në Maqedoni, ndërsa ka jetuar si i arratisur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tomovski është arrestuar në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!