Dy persona janë vrarë nga një tentim atentati mbi gjeneralin Katumba Wamala, ish-komandantin e ushtrisë së Ugandës, që aktualisht ushtron funksionin e ministrit të Punës dhe Transportit, ka bërë të ditur sot zëdhënësja e ushtrisë së këtij vendi.
Persona të armatosur në orët e para të mëngjesit i kanë organizuar një pritë veturës së Wamalës, duke ia vrarë të bijën që ishte në veturë në të, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja e ushtrisë së Ugandës, ka deklaruar për Reuters, që Wamala është lënduar nga ky sulm dhe se edhe shoferi i tij është vrarë nga kjo pritë e organizuar.
Fotografitë e publikuar në rrjetet sociale, shfaqin ministrin ugandez të mbuluar në gjak dhe vetura e bërë shoshë nga plumbat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.