Një ciklon i madh ka goditur bregun verior të Australisë, duke sjellë shira dhe erëra deri në 250km/h.
Cikloni Trevor është stuhi e kategorisë së katërt dhe zyrtarët kanë shpallur gjendje emergjence në disa zona.
Një stuhi tjetër, Cikloni Veronika thuhet se do të godasë bregun perëndimor të vendit.
Mijëra australianë kanë evakuuar shtëpitë e tyre në përgatitje për dy ciklonet potencialisht shkatërruese.
Priten erëra shkatërruese, shira dhe valë të mëdha që mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.