×
  • Lajme
  • Botë

    Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Canberra, shkak temperaturat e larta

    Reporteri
    31 Janar 2020 | 8:25

    Australia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Canberra dhe rajonet përreth teksa temperaturat e larta dhe rrymat ajrore oqeanike përbëjnë kërcënim për shuarjen e zjarreve në vend.


    Kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që autoritetet australiane vendosin të ndërmarrin një vendim të tillë.

    “Zjarri mund të bëhet i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë, Andrew Barr pas takimit me forcat zjarrfikëse që kërkuan vullnetarë në punën e tyre për përballimin e situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!