×
  • Lajme
  • Botë

    Australia zotohet të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

    Reporteri
    07 Nëntor 2024 | 10:46

    Qeveria e Australisë është zotuar të prezantojë atë që e përshkroi si legjislacion “udhëheqës në botë” për të ndaluar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.

    “Mediat sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë dhe unë po kërkoj kohë për këtë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.

    “Kam folur me mijëra prindër, gjyshër, halla dhe xhaxhallarë. Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve në internet”, shtoi kryeministrit, shkruan SkyNews.

    Legjislacioni do të futet në parlamentin e vendit gjatë dy javëve të fundit të sesionit të këtij viti, duke filluar nga 18 nëntori.

    Albanese tha se kufiri i moshës do të hyjë në fuqi një vit pasi të miratohet ligji – me platforma duke përfshirë Facebook, Instagram, X dhe TikTok.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!