Një autobus me turistë nga Kina, është përplasur në Utah të Shteteve të Bashkuara duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe 5 tjerë të lënduar.
Autobusi ishte afër Parkut Kombëtar “Bryce” kur doli nga rruga dhe goditi një rrethojë hekuri. Autoritetet janë duke hetuar shkaktarin e aksidentit.
Pese të lënduarit janë në gjendje kritike, raportojnë autoritetet. Të gjithë pasagjerët ishin të nacionalitetit kinez. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që flasin gjuhën mandarin të ofrojnë ndihmë rreth komunikimit me ta.
Ambasada e Kinës në Uashington bëri të ditur se ka inicuar protokollin emergjent dhe ka dërguar ekipin për të vizituar të lënduarit.
Parku Kombëtar në Utah kishte pritur 2.7 milionë vizitorë më 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.