×
  • Lajme
  • Botë

    Azerbajxhani dhe Armenia “dorëzohen” para Putinit: Në Moskë për bisedime

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:31

    Armenia dhe Azerbajxhani konfirmuan sot se ministrat e tyre të Jashtëm do të udhëtojnë në Moskë për bisedime, tha Ministria e Jashtme Ruse.


    Thirrja për negociata për të zgjidhur konfliktin në rajonin e Nago-Karabakut u dërgua nga Presidenti rus Vladimir Putin, raporton Reuters.

    Putini mbajti një seri bisedash telefonike me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin armen Nikolla Pashinyan.

    “Baku-ja dhe Jerevani kanë konfirmuar se ata do të marrin pjesë në negociatat në Moskë. Përgatitjet janë duke u zhvilluar,” tha zëdhënësja Maria Zaharova.

    Ministri i Jashtëm Jejhun Bajramov do të marrë pjesë në bisedime në emër të Azerbajxhanit dhe Zorab Mnatsakanyan në emër të Armenisë.

    Autoritetet armene shpallën mobilizimin e përgjithshëm dhe gjendjen e luftës për shkak të konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut dhe autoritetet e Azerbajxhanit gjithashtu shpallën një gjendje lufte për 19 zona, përfshirë kryeqytetin Baku.

    Që nga viti 1991, ushtria armene ka hyrë në Karabak, në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit.

    Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene nga Karabaku Nagar dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase.

    Që nga fillimi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, më shumë se 100 civilë janë vrarë, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së rajonit është zhvendosur. /tesheshi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!