×
  • Lajme
  • Botë

    Bashkëshortja e Martti Ahtisaarit infektohet me koronavirus

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 20:47

    Eeva Ahtisaari, bashkëshortja e Martti Ahtisaarit, ish kryenegociator i Kombeve të Bashkuara  për Kosovën është diagnostikuar me koronavirus, transmeton Reporteri.net.


    Kështu shkruan iltalehti.fi, një prej mediave më të njohura në Finlandë. Gazeta raporton se përkundër faktit se ka dalë pozitive me koronavirus, 83 vjeçarja Eva Ahtisaari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Lajmin e ka ndarë në Twitter edhe i biri i Marti Ahtisaarit i cili ka thënë se ky është një lajm i keq për familjen, mirëpo se e ëma e tyre po ndihet mirë.

    Marti Ahtisaari është testuar po ashtu dhe ka dalë negativ në testin për koronavirus. 

    Kujtojmë se Martti Ahtisaari gjatë bisedimeve në Vjenë ishte kryenegociatori ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kurse e gjithë puna u finalizua me ‘Planin e Ahtisarit’ me të cilin Kosova u shpall shtet i pavarur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!