Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vlerësuar të hënë bazën për sanksionet kundër Turqisë lidhur me një mosmarrëveshje të gazit në Mesdhe, para se krerët e bllokut të vendosin për këtë në Samitin më 10-11 dhjetor, nëse paralajmërimet do të kthehen në realitet, shkruan agjencia Reuters.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij nuk do të përkulet para kërcënimeve e shantazheve, por ka përsëritur thirrjen për negociata për çështjen e gazit natyror.
Tensionet u ndezën në gusht kur Turqia – një aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dërgoi një anije për të shikuar për perspektivat e manovrave të nxjerrjes së gazit natyror në ujërat që gjithashtu janë të pretenduara nga Greqia.
Gjermania, që e ka presidencën e BE-së aktualisht për gjashtë muaj, e mban çelësin për sanksionet ndaj Turqisë. Kishte shpresuar të ndërmjetësonte mes Athinës dhe Ankaras, por u zemërua kur Turqia vazhdoi me eksplorimin e gazit afër brigjeve të Qipros, pas një pauze.
“Ka pasur tepër provokime dhe tensionet mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë, kanë parandaluar bisedimet direkte”, ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. “Për këtë arsye, ne do të flasim çfarë pasoja do të ketë – po ashtu me shikim te samiti i BE-së javën e ardhshme”.
Liderët e BE-së i kanë thënë Turqisë në tetor që të ndalojë eksplorimin në ujërat e kontestueshëm në lindje të Mesdheut, përndryshe do të përballet me pasoja.
Franca dhe Parlamenti Evropian, që formalisht ka kërkuar sanksionimin më 26 nëntor, thotë se është koha që Turqia të ndëshkohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.