×
  • Lajme
  • Botë

    BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 23:35

    Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze “Sanofi” për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e coronavirusit.


    Deklarata u lëshua pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të ndanin 2.1 miliardë dollarë për kompanitë Sanofi dhe GSK, për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine efektive, transmeton AFP.

    Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

    Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!