Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Rusia mbështet çdo marrëveshje që Beogradi dhe Prishtina arrijnë vullnetarisht.
Ndonëse duket befasi, Moska zyrtare nuk është distancuar nga Serbia edhe pas takimit jo shumë të dëshirueshëm për ta që u mbajt në Uashington.
“Ne, natyrisht, siç ka thënë në mënyrë të përsëritur Presidenti Vladimir Putin, do të mbështesim me vendosmëri Serbinë në hapat që gjykon se është e nevojshme të ndërmerren brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe ne do të mbështesim të gjitha marrëveshjet e arritura vullnetarisht midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha kryediplomati rus në një konferencë shtypi, raporton Tanjug.
Sidoqoftë, zëdhënsja ruse Maria Zakharova nuk ishte aq miqësore ditëve të fundit, pasi ofendoi rëndë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, ajo kërkoi falje.
Ndryshe, Serbia e Rusia vazhdimisht potencojnë se kanë marrëdhënie të mira, saqë muajt e fundit shteti serb u armatos nga ai rus, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.