Bibla 150-vjeçare, e cila u mbijetoi dy zjarreve në dy kisha të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, tani shërben si një simbol i forcës ndaj anëtarëve të kishës në Wisconsin, transmeton Reporteri.net
“Kjo është një dëshmi e madhe e besimit tonë që qëndron i vendosur edhe në mes të zjarrit”, tha pastori Tim Obrajen.
“Zjarrfikësit mund të shpëtonin Biblën, e cila u ekspozua në një kuti prej xhami në kohën e shpërthimit të zjarrit”, tha Ivona Coynaki, Drejtoreshë e Misionit The Springs. Obrajen rrëfeu se Bibla i mbijetoi gjithashtu një zjarri në ish kishën metodiste të Shën Palit në qendër të Stevens Point, e cila u dogj në mesin e viteve 1900.
Më shumë se 50 njerëz u mblodhën të hënën pasdite në oborrin e kishës së djegur. Trisa Mudi (44) nga Nekos pohon se tërë jeta e saj ishte lidhur me këtë kishë. Duke u rritur, ajo mori pjesë në korin e të rinjve dhe në programet që organizoheshin në prag të Krishtlindjeve. Ajo u pagëzua në kishë dhe djali i saj u pagëzua po ashtu atje.
Ndërkohë Obrajen i cili është një pastor në kishën e Shën Palit në tetë muajt e fundit, tha se e gjithë përvoja ishte paksa tronditëse. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.