Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.
Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.
Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.
Fjalimi i tij është caktuar për të mërkurën në orën 20:00, sipas kohës lokale.
Biden ka qenë larg syrit të publiku që disa ditë, pasi ai po shërohet nga infeksioni me koronavirus në shtëpinë e tij në Dellauer.
Ai nuk ka folur për mediat që nga vendimi i tij të dielën, kur u tërhoq nga gara presidenciale, pasi për disa javë u përball me thirrje nga figura të larta të partisë së tij dhe donatorët që të tërhiqej.
Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.
Partia Demokratike dhe të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.