×
  • Lajme
  • Botë / Gafa e presidentit amerikan

    Biden i referohet Zelenskyt si “Presidenti Putin”

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 7:26

    Joe Biden të enjten gabimisht iu referua presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si Presidenti Putin – president i Rusisë, kur e prezantoi atë në një ngjarje të NATO-s, një gafë që erdhi pak para një konference shtypi.

    “Tani, dua t’ia  jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, president Putin”, tha Biden, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ai do të mundë presidentin Putin. Presidenti Zelensky”, tha Biden, duke u korrigjuar shpejt. “Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë”, vazhdoi ai.

    “Unë jam më i mirë,” tha Zelensky.

    “Ju jeni shumë më mirë”, shtoi Biden. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!