Joe Biden, i nominuari për President nga Partia Demokratike ka kritikuar sjelljen e Presidentit të SHBA, Donald Trump lidhur me mesazhin që i dha qytetarëve pas daljes nga spitali.
“Coronavirusi më pak vdekjeprurës se gripi”, u shpreh Trump pas daljes nga spitali, ndërkohë që Biden e ka cilësuar këtë si mesazh jo të duhur për qytetarët duke iu thënë të mos kenë frikë. Kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë shprehet se heqja e maskës nga Trump dhe mosmbajtja e distancës, nuk ishin veprime të duhura pasi ai ende nuk është shëruar dhe mund të transmetojë virusin tek të tjerët.
“Unë do të shpresoja që presidenti, pasi kishte kaluar atë që kaloi, do t’i komunikonte mesazhet e duhura qytetarëve. Maska ka rëndësi. E vetmja gjë që dëgjova ishte një nga reagim i tij që thoshte se nuk duhet të shqetësohej askush për virusin. Situata është shumë shqetësuese, 210 mijë amerikanë kanë vdekur nga ky virus”, ka thënë Biden.