×
  • Lajme
  • Botë

    Bie numri i viktimave në SHBA, rëndohet në Serbi gjatë 24 orëve të fundit

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 8:15

    SHBA-ja gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një ulje të numrit të viktimave konkretisht 685 të vdekur ndërsa në total shënohen 54 941 viktima.


    Sa i përket të infektuarve, në 24 orët e fundit janë shënuar 10 106 raste të reja duke çuar numrin total të tyre në 975 798 persona pozitiv me CVID-19.

    Ndërsa në Serbi bilanci është rënduar ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 263 raste të reja pozitive me koronavirus.

    Në Serbi janë infektuar 8 042 persona gjithsej, ndërsa 156 kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. /Shqiptarja.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!