×
  • Lajme
  • Botë

    Blinken pas sanksioneve të reja ndaj Dodikut: SHBA e përkushtuar për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnjës

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 17:12

    Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

    Lidhur me këtë ka reaguar sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Twitter, Blinken ka shkruar SHBA mbetet e përkushtuar për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

    “Departamenti amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese. ShBA-ja mbetet e përkushtuar në anëazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Blinken.

    Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar lloëaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

    “Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Herceëovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

    “Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nëa aktivitetet e tij korruptive. Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, dhe në këtë mënyrë rrezikojnë stabilitetin më të gjerë rajonal”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

    Sanksionet nënkuptojnë se të ëjitha pronat, intereset në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nëa qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të githa transaksionet me personat amerikanë.

    Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Herzeëovinës, më 5 janar tha në Banja Llukë të Bosnje e Herceëovinës se janë të mundshme sanksionet për individët në Bosnje dhe Herzegovinë.

    “Këto janë sanksionet e tyre, nuk janë tonat. Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për Amerikë, edhe nëse do të mi heqin sanksionet nesër”, ishte shprehur Dodik. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!