×
  • Lajme
  • Botë

    Borrell: BE-ja nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 10:27

    Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja nuk e njeh Aleksander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë.


    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian tha në Parlamentin Evropian se zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, në të cilat doli fitues politikani që është për dy dekada e gjysmë në pushtet, ishin të përcjella me mashtrime.

    Opozita e Bjellorusisë, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, e akuzon Lukashenkon për kurdisje të rezultatit të zgjedhjeve. Sipas rezultatit zyrtar, Lukashenko i fitoi 80 për qind të votave dhe e siguroi mandatin e gjashtë në krye të vendit të Evropës Lindore.

    Prej muajit të kaluar, mijëra persona janë arrestuar dhe rrahur nga policia, përderisa pothuajse të gjitha figurat kryesore opozitare janë detyruar të largohen nga vendi ose janë arrestuar në një fushatë të gjerë shtypëse, të dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    “Situata është e qartë për ne. Ne i cilësojmë mashtruese zgjedhjet e 9 gushtit. Ne nuk e njohim Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë”, tha diplomati Borrell.

    Më shumë se 7,500 protestues paqësorë janë arrestuar dhe 500 raste të torturës janë dokumentuar, deklaroi zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!