×
  • Lajme
  • Botë

    Bota do të përballet me rënien ekonomike më të rëndë që nga Depresioni i Madh

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 17:38

    Ekonomia globale do të pësojë rënie prej 3% këtë vit pasi vendet nëpër botë po pësojnë tkurrje me ritmin më të shpejtë në dekada, ka bërë të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar.


    FMN e përshkroi rënien globale si më të keqen që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

    Ky institucion tha që pandemia e kishte zhytur botën në një “krizë si asnjë tjetër”.

    Fondi shtoi se një shpërthim pandemik i zgjatur do të testonte aftësinë e qeverive dhe bankave qendrore për të kontrolluar krizën.

    Gita Gopinath, kryekonomiste e FMN-së, tha se kriza mund të heqë nëntë trilion dollarë GDP-ja globale gjatë dy vjetëve të ardhshme.

    Përderisa opinioni i fundit ekonomik botëror i Fondit Monetar Ndërkombëtar i vlerësoi përgjigjet e vendeve si Britani, Gjermania, Japonia dhe SHBA-të si “të shpejta dhe të konsiderueshme”, tha se asnjë vend nuk do t’i shpëtonte rënies.

    FMN pret që rritja globale të kthehet në 5.8% vitin e ardhshëm, nëse pandemia venitet në gjysmën e dytë të vitit 2020.

    Gopinath tha se “mbyllja madhore” e sotme paraqiti një realitet të zymtë për politikëbërësit, të cilët u përballën me pasiguri të mëdha për kohëzgjatjen dhe intensitetin e tronditjes.

    “Një rikuperim i pjesshëm është parashikuar për vitin 2021. Por niveli i GDP-së do të mbetet nën trendin para virusit, me një pasiguri të konsiderueshme në lidhje me forcën e reagimit. Rezultatet shumë më të këqija të rritjes janë të mundshme, ndoshta edhe ka gjasa që të ndodhin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!