×
  • Lajme
  • Botë

    Bota pa njerëz: Kinemaja mbulohet me pluhur dhe myk, pasi qëndroi për dy muaj e mbyllur

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 22:41

    Një kinema malajziane është hapur pas dy muajsh bllokimi, mirëpo pamjet nuk janë aspak të mira.


    Ulëset e kinemasë dhe tapetet e saj ishin thyer nga një shtresë e trashë myku dhe pluhuri, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale.

    Me 6.742 raste dhe 109 vdekje, Malajzia lehtësoi lëvizjen në fillim të këtij muaji, por ka mbajtur kufizime të forta në disa zona ku ka pasur shpërthime të reja të sëmundjes COVID-19, transmeton Reporteri.

    Ndikimet e masave të rrepta u panë në fillim të kësaj jave në çanta dhe këpucë prej lëkure të mykur kur pastruesit arritën në një qendër tregtare në shtetin Sabah në ishullin e Borneo.

    Një dyqan i veshjeve dhe aksesorëve kohët e fundit hapi dyert për herë të parë pas dy muajsh që nga miratimi i një bllokimi mbarëkombëtar. Pas kësaj hapje pothuajse të gjitha ishin të mykura.

    Një përdorues në “Facebook” me emrin Nex Nezeum kohët e fundit ndau disa fotografi të produkteve të ndryshme lëkure të mbuluara me myk. Këpucët, çantat, kuletat, rripat, dhe madje edhe mobiljet dhe dyshemetë ishin të mbuluara me myk.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!