×
  • Lajme
  • Botë

    Brenda natës ky person u ndoq nga mijëra serbë në Instagram, shkak Kosova

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 10:35

    Mediat serbe ditë më parë raportuan edhe për një tërheqje të një njohje të pavarësisë së Kosovës. Republika Nauru nga Pacifiku, sipas Beogradit, është shteti i 17-të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


    Bëhet fjalë për Republikën Nauru, një vend ishullor në Oqeanin Paqësor, i cili ishte ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, qysh në prill të vitit 2008.

    Një banor nga ky shtet filloi të festojë për tërheqjen e pretenduar të njohjes së Kosovës nga shteti i tij.

    Llogaria e tij në Instragram shumë shpejt u vërshua nga mijëra serbë. Anou Debao, iu trondit kur mori më shumë ndjekës në Instagram në një afat të shkurtër kohor se sa vendi i tij ka banorë.

    Anou kishte 14.500 ndjekës, dhe për dy orë ky numër është rritur në 35,000. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2017, Nauru ka një popullsi prej 13.649 banorësh.

    Nauru ishte ndër shtet e para që ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/B2hfXUkpsUC/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!