Pas një jave të nxehtë, ditëve të fundit atmosfera në disa pjesë të Ballkanit është destabilizuar jashtëzakonisht shumë, ku në vendet e rajonit kishte reshje të konsiderueshme shiu, shtrëngata dhe breshër të madh.
Kujtojmë se disa ditë më parë nga reshjet e mëdha të shiut në Serbi u përmbytën shumë zona, gjersa situatë e ngjashme ishte edhe në Kroaci e Bosnjë, transmeton Reporteri.net.
Si zakonisht Sllovenia është përfshirë nga shi i shoqëruar me breshër të madh. Qyteti i vogël verior Mozirje në Slloveni, dy ditë më parë u mbulua nga breshëri, sasia e të cilit ishte kaq e madhe saqë banorët u detyruan ta largojnë me lopata.
Shikoni pasojat e stuhisë së madhe të breshrit në këtë qytet të vogël slloven: