×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë anti-Covid

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 14:41

    Ditën e sotme Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinën Moderna kundër COVID-19, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/ Astrazeneca, në luftën kundër koronavirusit.


    Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi se kishte 94% efikasitet kundër COVID-19 në provat përfundimtare.

    Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanilke ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.

    Kjo sepse vaksina është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Evropë të jenë të gatshme për t’u shpërndarë.

    Kujtojmë se krahas vaksinimit në Britani numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 është duke u rritur, pas konstatimit të variantit të ri të koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!