×
  • Lajme
  • Botë

    Burgu në Britani iu jep të burgosurve çelësat e qelive – mund të hyjnë dhe të dalin kur të duan

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 14:11

    Të burgosurve në një burg në Britani të Madhe u janë dhënë çelësat e qelive të tyre.


    HMP Berwyn i Wrexham, burgu më i madh në Angli dhe Uells, thotë se masa është një qasje ‘rehabilituese’ ndaj shkelësve të ligjit. Të burgosurve u është dhënë më shumë intimitet, mundësi për të hyrë dhe për të dalë nga qelitë e tyre sipas dëshirës, transmeton Reporteri.net.

    Siç shkruan “Daily Mail” kjo politikë ka për qëllim krijimin e një mjedisi të respektueshëm për të burgosurit. Qelitë në burgun e ri prej 250 milionë funtesh janë riemëruar si dhoma dhe të burgosurit janë quajtur ‘burra’ në përpjekje për të krijuar një ambient më të mirë.

    Të burgosurit janë të pajisur me laptopë dhe blloqet tani quhen ‘komunitete’. Burgu mban shkelësit e kategorisë C – ata që nuk kanë gjasa të ikin, por nuk mund të lejohen në një burg të hapur.

    Qasja e re e Berwyn është paraqitur në një raport nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë dhe Ministria e Drejtësisë – e quajtur Wellbeing in Prison Design – që shqyrton hartimin dhe funksionimin e gjashtë burgjeve të reja që do të ndërtohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

    Ajo mbështetet në politikën e burgjeve skandinave, e cila mendon se heqja e lirisë së një shkelësi është e mjaftueshme për një dënim pa kushte të vështira. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!