Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, u gjend sot para gjykatës së Manhattan lidhur me 34 akuza që rëndojnë mbi të.
I njëjti deklaroi të martën se nuk ndjehet fajtor për këto akuza për të cilat dyshohet, ndër to edhe për keqmenaxhim mjetesh biznesore, shkruan gazeta online Reporteri.net.
4 dhjetori është data kur Trump do të sillet sërish para drejtësisë, në Nju Jork.
Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është i frustruar dhe i mërzitur, raporton CNN.
Ish-presidenti Donald Trump është i pari i llojit të tij që përballet me akuza penale.
Deri në gjykimin e radhës, Trump do të mbrohet në liri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.