×
  • Lajme
  • Botë

    Çedomir Jovanoviq sulmohet nga disa tifozë, njëri e gjuan me karrige

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 8:10

    Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq është sulmuar me karrige nga disa tifoz, shkruajnë mediat serbe.


    Pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën, Jovanovic ka thyer dritaren e një restoranti, derisa, avokati i tij Aleksandër Skecic tha se këtë e ka bërë pasi që u sulmua nga disa tifozë.

    Sipas avokatit të Jovanoviq, lideri i partisë Liberale të Serbisë ishte me miqtë e tij kur pa disa persona që po brohoritnin këngë tifozësh.

    Tutje, sipas avokatit gruaja e Jovanoviq ka njoftuar policinë që më pas doli në vendngjarje.

    “Policia nuk veproi në mënyrë adekuate, çka e revoltoi Jovanoviç “, thotë avokati i tij për Nova.rs duke shtuar se klientin e tij një tifoz e ka gjuajtur me karrige.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!