×
  • Lajme
  • Botë

    Certifikatën e vaksinimit ose testin negativ për të hyrë në Maqedoni nga 1 shtatori

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 21:50

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar masat e reja anti-COVID.


    Duke filluar nga 1 shtatori, për të gjithë ata që duan të hynë në territorin e Maqedonisë do t’i duhet dëshmia e certifikatës së vaksinimit me dy doza kundër COVID-19, ose dëshmi që kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ose me test PCR negativ i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Maqedonisë.

    Ata që duan të kalojnë tranzit duhet ta nënshkruajnë një deklaratë që do ta lëshojnë vendin brenda 5 orëve, deklaratë e cila duhet t’i dorëzohet autoriteteve kufitare në dalje nga vendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!