Humbja e shijës ose erës është renditur zyrtarisht si një simptomë e coronavirusit dhe kushdo që vuan duhet të izolohet për shtatë ditë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, humbja e shqisave do të listohet në listën e simptomave të coronavirusit tek Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) pasi ekspertët ngritën shqetësimin se rastet me COVID-19 janë bërë të vështira për t’u identifikuar.
Zëvëndësdrejtori kryesor i mjekësisë në Angli, Jonathan Van-Tam, njoftoi të martën këtë vendim në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Nëse personi me simptoma jeton me familjen, ai duhet të qëndrojë në shtëpi për shtatë ditë, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes duhet të qëndrojnë brenda për 14 ditë edhe nëse nuk kanë simptoma.
Kjo do të thotë se humbja e shijes dhe e erës tani do të renditet krahas etheve the kollës si një ndër simptomat kryesore të COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.